S’mund të tolerojmë përjetësisht të cenohet sovraniteti
Shkruar nga Telegrafi dhe publikoi ne faqen eklubit Azem Veliu E martë, 26 Korrik 2011 22:06
| Shpërndaje122 |
21:02 / 26.07.2011
|
"Vendimi i mbrëmshëm ka qenë jo i lehtë, por i drejtë dhe i domosdoshëm, në fund të fundit si kryeministër kam përgjegjësi morale dhe ligjore të marr vendime të rënda, por është e rëndësishme të jenë vendime të drejta. S’mund të jemi indiferent dhe përjetësisht të tolerojmë që sovraniteti ynë të cenohet, që një pjesë e atdheut të përdoret si kontrabandë", është shprehur kryeministri.
Thaçi ka ftuar qytetarët e Kosovës për mirëkuptim, qetësi dhe gjakftohtësi, kurse Beogradit i ka bërë thirrje që të evropianizojë qasjen në raport edhe me shtetin e Kosovës, duke thënë se bashkëpunimi është në interes të të dyja shteteve.
Si kryeministër, Thaçi ka shprehur admirimin për guximin dhe profesionalizmin e dëshmuar nga policët e Kosovës, të cilët i ka përgëzuar për përkushtimin e tyre personal dhe institucional për të përmbyllur me sukses misionin e tyre.
Ai po ashtu ka shprehur konsideratën dhe respektin për të gjithë ushtarët e KFOR-it që u përkujdesen për ruajtjen e qetësisë dhe sigurisë, si ka shprehur mirënjohje të thellë dhe i ka falënderuar të gjithë qytetarët e Mitrovicës dhe komunave tjera në veri, të cilët përkundër vështirësive dhe sfidave, qëndruan në shtëpitë e tyre.
“Dua, që përmes kësaj deklarate t’u drejtohem edhe qytetarëve serb të Kosovës që jetojnë në veri: veprimet e bëra sot dhe mbrëmë nuk janë të drejtuara kundër jush por në shërbim të sigurisë tuaj. Në fakt, ne synojmë që edhe për qytetarët tanë që jetojnë në veri t’i ofrojmë të njëjtat mundësi dhe shërbime, si për të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka thënë kryeministri. /Telegrafi/
Më shumë artikuj...
Faqe 1 nga 11


