Kryefaqja Aktivitete Kulturë Kremte kushtuar Ditës së Dëshmorëve

Kremte kushtuar Ditës së Dëshmorëve

Në Klubin e shqiptarëve „Kosova“në Singen të Gjermanisë,të shtunden më 28 mars në nje atmosfer të ngroht u festua Dita e Dëshmorëve dhe Dita e Pavarësisë.

 

Bild_1

Në Singen Hohentwiel të Gjermanisë, klubi i shqiptarëve „Kosova„ organizoi një tubim festiv kushtuar Ditës së Dëshmorëve. 
Me një përshendetje të ngroht  hapjen e programit e bënë Ganimete Kabashi dhe Ramadan Morina,moderator të programit.

Paraprakisht hapja u bë me intonimin e Himnit të Flamurit si dhe himnin e Republikës së Kosovës. Ishte mjaft e qëlluar edhe vallja e pavarësisë e cila u luajt nga grupi i vallëtarëve „6 Yjet“ nën udheheqjen Kreshnik Sadikaj grup ky që punon në kuadër të Klubit „Kosova“ në Singen i cili gjatë programit të këti manifestimi luajti edhe disa valle me motive të ndryshme të trevave shqiptare.

Kryetari_BekimSylejmani

Në këtë manifestim të pranishmit i përshëndeti kryetari i klubit Bekim Sylejmani me një fjalë rasti ku në mënyrë kronologjike paraqiti luftën e lavdishme të UCK-se dhe sakrificen e Komandantit Legjendar Adem Jashari. Ndër të tjera kryetari i Klubit „Kosova“ në Singen tha: „Pa formimin e levizjes politike shqiptare e pa rolin prijs të Komandantit Legjendar Adem Jashari  si dhe të formacionit të tijë ushtarak nuk do të kishim krijesen më kulmore të lavdisë e krenarisë sonë kombëtare. Pra pa UCK-në dhe pa dëshmorët e tjer të luftës nuk do të kishim as Pavarësinë e Kosovës. Uroj që do të vazhdojmë me sendertimin e amanetit të UCK-së për një bashkim dhe forcë të përbashkët mbar shqiptare.“ Fjalimin e përfundoi me thënjen: „I lumtur është ai popull që fiton lirinë po edhe më i lumtur do të jetë kur i qmon vlerat e saj dhe rrespekton invalidët e luftës.“

Në vazhdim të programit u paraqit edhe SHKA Rinia nen udhëheqjen e Rrustem Sellces me disa valle me motive të trevave të ndryshme të Kosovës.

SuzanaQelaj

Bia e dëshmorit të kombit ish eprorit të lartë i UCK-së dhe ish kryetarit të Klubit Agim Qelaj, Suzana Qelaj të pranishmit i përshëndeti me fjalët më të ngrohta. Valdresa Zymberi te pranishmit i kënaqi me një poezi kushtuar Pavarësisë së Kosovës.

Mendikim Haliti (MGH) të pranishmit e në veqanti të rinjët i fasionoi me nje kengë te zhanrit rap muzikë e interpretuar në gjuhën shqipe. Ku me duartrokitje frenetike u detyrua ta përseris edhe disa herë. Kete manifestim pa dyshim e begatuan grupa teatrore „Aktrimi“ nga Zyrihu me  skeqin „Paketa e Pavarësisë“. Ne vazhdim te programit para të pranishmëve u paraqit Shaqir Cervadiku me nje mori kengesh nga reportuari i tijë. Vlenë të përmendet se me iniciativën e Gentjan

MendikimHaliti_MGH

Qelajt ky manifestim nga ana teknike u udhëhoq kryesisht nga rinia si në shërbimin e publikut po ashtu edhe në dizajnimin e sallës.

 

 



 

 

© 2011 KlubiKosova Singen – Albanischer Verein e.V.
Turnir Futbolli ne Singen

Te nderuar bashkeatdhetare Duke nderuar jeten dhe vepren e deshmorit te kombit Gjeneral Major Agim Qelaj ne kuader te manifestimit tradicional " Dita e Agimit" Klubi shqiptar " Kosova" organizon Turn [ ... ]


Reklama
Reklama
Reklama
JTEUNOV1510 LCSD