Valletaret e klubit „KOSOVA“ ne Singen zuren vendin e pare!
Shkruar nga Azem Veliu E enjte, 13 Janar 2005 20:52
Dëshmi e punës entuziaste dhe frytëdhënëse e SHKA-së “Kosova”në Singen të Gjermanisë
Në fstivalin “Ditët e Kulturës Sqiptare në Diasporë” Berlini 2005 organizuar më datën 11.11.2005. Klubi “KOSOVA”nga Singeni i Gjermanisë u shpall fituese e Festivalit për këtë vit.
Në Festivalin tashmë tradicional “Ditët e Kulturës Shqiptare në Diasporë”që u mbajt për të tretën herë me rradhë në Berlin, SHKA “KOSOVA” e Singenit pas një vit e gjysëm të punës së saj,mori pjesë me mozaik vallësh tradizionale shqiptare. Për t`i dhënë vulën e disa shfaqjeve të mëhershme, jo vetëm në rrethinë po edhe më gjërë.Pra,kjo SHKA i pat tejkaluar edhe kufijt e Republikës së Badenvyrtenbergu me shfaqje të njëpasnjëshme prandaj.
Me qëllim që mos t´ju mbetemi borgj këtyre të rejave e të rinjëve, jemi të obliguar t`i përmendim disa nga shfaqjet e kësaj Shoqërie tashmë të njohur.Ishin këta të rinjë të cilët u paraqitën në skenën e shumë manifestimeve tradicional për të huaj,organizuar nga qyteti i singenit,në 600 vjetorin e Gjergj Kastriotit Skenderbeu,organizuar nga Klubi “Ilirija” në Rotveil,në përvjetorin e Salih cekut në Pfortzheim, në Stutgartt,hajdelberg fasionuan të pranishmit jo vetëm shqiptarët po edhe pjesëmarrësit e nacionaliteteve te huaja. Një ndër shfaqjet e llojit të veqant ishte ajo e Frankfurtit ku në një turnir nderkombetar të karates e organizuar nga ky qytet morëm ftesën nga karatisti me renome europjane Enver Cakiqi për të marrë pjesë si e vetmja SHKA, e që një ditë më vonë ishte e prezentuar në 8 gazeta rajonale të Frankfurtit si program artistik që kishte lënë përshtypje fasionuese tek publiku.
Të gjitha këto që i përmenda dhe shumë shfaqje tjera që kanë rendësi rajonale që nuk po i përmendi,ishin një dëshmi e qartë e punës së vyer të një baletani të pa lodhur e shumë entuziast Rrustem Sellca.
Për ta dëshmuar nivelin profesional dhe artistik, falë punës së palodhshme që bëri baletisti dhe koreografi Rrustem Sellca, kjo SHKA konkuroi në Festivalin “Ditët e Kulturës Shqiptare në Diasporë”që u organizua në Berlin më 11.11.2005.shoqëri kjo e cila ishte njëra ndër shoqëritë më të kompletuara si në aspektin konstumografik ashtu edhe në prezentimin e vlerave kombëtare, të valles tipike shqiptare që u cmua dhe u vlerësua nga juria dhe publiku duke u shpallur fituese e festivalit për këtë vit.


