Mirë se vini në faqen "KlubiKosova – Albanischer Verein e.V." në Singen
Shkruar nga Azem Veliu E hënë, 13 Prill 2009 17:43
Kjo faqe është hapur në mars të vitit 2009 si nevojë e kohës me qellim njoftimi lidhur me aktivitetet që zhvillon ky klub
"KlubiKosova – Albanischer Verein e.V." në Singen të Gjermanisë është një shoqatë e organizuar kulturore, artistike e humanitare që punon qysh nga viti 1990 si institucion i regjistruar në organet e shtetit Gjerman dhe punon e vepron në baza të planprogramit dhe statutit që ka si në aspektin kulturor-artistik ashtu edhe në atë humanitar e politik. Gjatë këtyre 18 viteve sa punon e vepron ky klub ka dhënë kontribut të madh duke filluar që nga aspekti kulturorë, arsimorë, sportiv, humanitar dhe politik.


